Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngërçin e krijuar për pagat e gjyqtarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas një videoje ku është publikuar një pjesë nga konferenca e ministrit të Drejtësisë, Rama ka komentuar debatin mbi fondin e pagave për pushtetin gjyqësor.
“Secili institucion në vendin e vet. Fondin e pagave të pushtetit gjyqësor e propozon pushteti ekzekutiv dhe e miraton pushteti legjislativ.
E kur vetë Gjykata Kushtetuese pret parlamentin të ekzekutojë vendimin e saj për pagat e gjyqësorit dhe nuk kuturiset të hapë vetë derën e thesarit të shtetit, çdo koment tjetër është në rastin më të mirë humbje kohe dhe në më të keqin as mos e pyet se ç’është…”, shkruan Rama.


