Një zjarr ka rënë rreth orës 00:05 të 6 shtatorit në hyrje të Syrit të Kaltër, në territorin e Bashkisë Finiq.
Si pasojë e flakëve janë djegur katër kioska private që shërbenin për tregti.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse, si dhe dy mjete policie me forca policore.
Pas rreth dy orësh përpjekje, zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar rreth orës 02:00.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt elektrik.


