Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim ish-deputetin Bujar Muça, vëllain e biznesmenit Luan Muça, të “Delta Group”, pas përplasjes së armatosur të ndodhur në Vlorë.
Roli i tij në këtë ngjarje mbetet ende i paqartë nga hetuesit.
Ndërkohë, ekzistojnë dyshime për të paktën një person të plagosur, pasi brenda një prej mjeteve të sekuestruara janë gjetur njolla gjaku.
Grupi hetimor po kryen verifikime në spitalet e Vlorës, Fierit dhe Tiranës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që lëndimet të jenë shkaktuar edhe nga xhamat e thyer të automjeteve.