Katër vatra zjarri janë aktivizuar në pyllin e Semanit, pranë grykëderdhjes së lumit me të njëjtin emër, përcjell Gazeta Metro.
Situata është bërë më e vështirë për shkak të erës së fortë, e cila po ndihmon përhapjen e flakëve në zonën pyjore dhe po pengon punën e ekipeve në terren.
Zjarrfikësit e Fierit kanë nisur ndërhyrjen prej disa orësh, duke u përqendruar në frenimin e vatrave dhe kufizimin e avancimit të zjarrit, raporton a2cnn.
Puna vijon për izolimin e vatrave, me qëllim shmangien e përhapjes së flakëve në pjesë të tjera të pyllit./gazetametro.net