Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ Tirana luan “poker” përballë Vorës, Dean Klafuriç i “falet” sulmuesve për tre pikët e para në Superiore

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Tirana luan “poker” përballë Vorës, Dean
Tirana - Vora

Tirana 4-0 Vora (Kis 14', Xhixha 36', Hazrollaj 51', 81') 

Tirana ka mposhtur Vorën, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Selman Stërmasi” ka përfunduar me rezultatin 4-0.

Bardheblutë e gjetën golin e avantazhit në minutën e 14-të përmes Kiss, ndërsa për të dytin mendoi Xhixha në të 36-tën. Në pjesën e dytë, “djemtë” e Dean Klafuriç shënojnë sërish, falë Hazrollajt, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të dhe të dytin personal në minutën e 90-të.

Me këtë rezultat, Klafuriç merr fitoren e parë në stolin e Tiranës e cila shkon në kuotën e 3 pikëve në vendin e 6-të, po aq sa Vora e një vendi më poshtë.

“Abissnet Superiore”: Java 3

Stadiumi: “Selman Stërmasi”

Arbitër: Silvio Dyrmishi

 

FORMACIONET ZYRTARE:
TIRANA: Bekaj, Ndong, Colley, Krymi, Vogli, Kis, Xhixha, Berisha, Haxrollaj, Ilievski, Stanic. Trajner: Dean Klafuriç.
VORA: Harizaj, Zuna, Shiba, Karrica, Clemente, Kashari, Frroku, Barjamaj, Shehi, Gjyla, Dionellis. Trajner: Arjan Bellai.

 

LIVE:

90'+2 Mbyllet ndeshja, 4-0 për Tiranën. 

90' Akordohen 2 minuta shtesë. 

81' GOL TIRANA! Shënon Hazrollaj. 

51' GOL TIRANA! Shënon Hazrollaj. 

45' Nis pjesa e dytë.

45'+3 Mbyllet pjesa e parë.

45' Akordohen tre minuta shtesë. 

36' GOL TIRANA! Shënon Xhixha.

14' GOL TIRANA! Shënon Kis. 

1’ Shkelmohet topi i parë në “Selman Stërmasi”, nis sfida mes Tiranës dhe Vorës.

 

Poll

Lexo gjithashtu