Erling Haaland vazhdon të lërë gjurmë në historinë e Premier League, duke dominuar në çdo aspekt statistikor. Sulmuesi i Manchester City ka arritur një tjetër shifër mbresëlënëse, pasi ka shënuar ndaj 24 kundërshtarëve të ndryshëm në kampionatin anglez.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë Premier League, norvegjezi ka ndëshkuar pothuajse çdo skuadër që i ka dalë përpara. Nga 25 ekipe që Haaland është ndeshur në elitën e futbollit anglez, ai ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës ndaj 24 prej tyre.
I vetmi klub ndaj të cilit sulmuesi shtatlartë është ndeshur në Premier League dhe nuk ka mundur të shënojë ende është Sunderlandi i Granit Xhakës, duke mbetur kështu i vetmi "murë" që norvegjezi nuk e ka thyer ende.
Me ritmin e frikshëm që po tregon në fushën e blertë, është vetëm çështje kohe se kur Haaland do të plotësojë listën e plotë të skuadrave të Premier League që i kanë shënuar, duke vulosur një tjetër rekord historik në karrierën e tij.
View this post on Instagram






