Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Nisje perfekte e sezonit për gjigantët italianë, Juventus pret Milanin në “Allianz Stadium”

Shkruar nga NEWSPORT
Nisje perfekte e sezonit për gjigantët italianë, Juventus pret
Juventus-Milan

Dy gjigantët e Serie A, të cilët e kanë nisur sezonin në në mënyrën më të përkryer do të ndeshen në “Allianz Stadium”, ku Juventus pret Milanin, një skuadër që e ka pasur vështirë ti shënojë kohët e fundit.

Juventus e ka nisur sezonin me dy fitore radhazi pa pësuar gol ndaj Frosinones dhe Parmës. Bardhezinjtë kanë qenë mjaft të fortë në mbrojtje dhe tani mund të kërkojnë fitoren tretë radhazi.

Milan udhëton drejt Torinos për herë të dytë këtë sezon me një ecuri të përkryer nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim, pas fitores ndaj Torinos dhe Venezias. Një fitore e tretë do ta bënte portugezin trajnerin e katërt në historinë e kuqezinjëve që fiton tre ndeshje e tij të para në Serie A.

Ndeshjet e fundit mes dy ekipeve kanë qenë jashtëzakonisht të ngushta, me katër nga pesë përballjet e fundit në Serie A që kanë përfuzuar pa gola.

Poll

Lexo gjithashtu