Gianni Infantino ka vendosur për të rikandiduar sërish për postin e presidentit të FIFA-s. Ky është zhvillimi i fundit që vjen nga “Sky Sports”, ku raportohet se numri “një” i institucionit më të rëndësishëm të futbollit në botë po shkon drejt kandidimit të katërt radhazi.
Është vetë FIFA që ka konfirmuar këtë qëndrim të Infantinos përmes një deklarate. “Asgjë nuk ka ndryshuar, presidenti i FIFA-s njoftoi në prill që ai do të garojë për rizgjedhjen në këtë detyrë në vitin 2027”, thuhet më tej.
Gianni Infantino është përfshirë në një “lumë” akuzash nga federata të ndryshme, si dhe nga ana e UEFA-s, ku është kërkuar që zvicerani të japë dorëheqjen. Mirëpo, vetë Infantino nuk ka bërë hapa pas në qëndrimet e tij dhe është më i vendosur se kurrë për të mbetur në krye të këtij institucioni.






