Përballjet në futbollin anglez rrallëherë mbeten thjesht ndeshje mes dy klubeve, por kur në skenë dalin dy trajnerë me një lidhje kaq të fortë midis tyre është krejtësisht histori tjetër. Një shembull i tillë është historia e jashtëzakonshme mes Mikel Artetës dhe Xabi Alonsos.
Të dy trajnerët nuk janë thjesht rivalë të zakonshëm dhe pretendentë për të fituar titullin ata janë shokë fëmijërie që në fillimet e nisjes së karrierës së tyre. Si fëmijë, ata luajtën së bashku për vite me rradhë në klubin bask Antiguoko, duke ëndërruar që një ditë t'ia dilnin në botën e madhe të këtij sporti.
Tani, vite më vonë, rrugët e tyre kryqëzohen sërish, por kësaj radhe në një përballje krejt tjetër, si trajnerë kryesorë të dy prej gjigantëve të Londrës, Arsenalit dhe Chelseat. Ajo që dikur nisi si një miqësi e sinqertë në fusha modeste, sot është shndërruar në një duel elitar taktikash në skenën më të madhe të futbollit anglez.
View this post on Instagram






