Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

“Kjo është torturë”, Henry reagon për situatën e Julian Alvarez dhe kritikon Diego Simeonen

Shkruar nga NEWSPORT
“Kjo është torturë”, Henry reagon për
Julian Alvarez

Aletico Madrid u mund në transfertën e Bilbaos me rezultanin 3-0. Në pjesën e dytë të takimit trajneri Simeone vendosi ti japë minuta dhe të shumëpërfolurit Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas u shfaq në lot pas përfundimit të sfidës.

Për situatën e Julian Alvarez te Atletico Madrid ka reaguar ashpër dhe legjenda franceze Thierry Henry, duke pretenduar se sulmuesi argjentinas po kalon një moment të vështirë psikologjik pas dështimit të transferimit te Barcelona.

Sipas Henry, Alvarez dukej i rënduar emocionalisht pas ndeshjes së fundit të Atletico Madridit dhe nuk duhej të aktivizohej në këtë gjendje.

“Në këtë moment, kjo është torturë. Ai është qartësisht i dëshpëruar që nuk u largua nga klubi dhe duket sikur po e detyrojnë të luajë. Ai ka nevojë për pak kohë pushim”, është shprehur Henry.

Francezi shtoi se Atletico Madrid duhet ta kishte lejuar lojtarin të bashkohej me Barcelonën, duke shmangur kështu presionin dhe pyetjet që mund të vazhdojnë të shoqërojnë situatën e tij.

Henry kritikoi gjithashtu Diego Simeonen për aktivizimin e argjentinasit në ndeshjen e fundit, duke argumentuar se sulmuesit duhej t’i jepej më shumë kohë për t’u rikuperuar mentalisht.

Poll

Lexo gjithashtu