Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Chivu pas fitores me Napolin: Rezultati ishte reklamë e shkëlqyer për futbollin italian

Shkruar nga NEWSPORT
Chivu pas fitores me Napolin: Rezultati ishte reklamë e shkëlqyer
Cristian Chivu

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka komentuar fitoren 3-2 ndaj Napolit, duke e cilësuar ndeshjen si një reklamë të shkëlqyer për futbollin italian.

“Askush nuk mendoi të mbronte rezultatin 3-2. Kishte raste të mëdha nga të dyja skuadrat”, është shprehur Chivu pas përfundimit të takimit.

Tekniku rumun vlerësoi në veçanti Napolin, duke e cilësuar si një skuadër solide, me shumë talente individuale dhe futbollistë që janë në gjendje të bëjnë diferencën.

“Napoli meriton lëvdata. Është një ekip i fortë, me talente individuale dhe lojtarë që bëjnë diferencën. Është një skuadër e stërvitur mirë”, u shpreh Chivu.

Fitorja 3-2 konfirmoi ritmin e lartë që zikaltërit kanë në këtë fillim sezoni duke marrë pikë të plota në 3 javë kampionat.

Poll

Lexo gjithashtu