Armando Broja dhe Lorent Tolaj
Pas pak minutash do të nis ndeshja e javës së 5-të në Championship të Anglisë mes Burnley dhe Bristol City. Të dyja ekipet kanë prezantuar formacionet zyrtare, ndërsa vazhdojnë “vuajtjet” për sulmuesin e Kombëtares, Armando Brojën.
Shqiptari është lënë në stolin e rezervave, ndërsa Lorent Tolaj në kampin mik, bën pjesë në formacionin titullar. U mendua se largimi i Flemming nga Burnley do t’i mundësonte më shumë hapësira Brojës, por që nuk po ndodh kështu.
Përsa i takon Tolaj te Bristol City, po përjeton moment pozitiv me asist e gola në këtë sezon të ri dhe mbetet opsion për përfaqësimin e Shqipërisë në arenën botërore.
formacionet zyrtare
Poll






