Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

VIDEO/ “Çmenduri” e sekondave të fundit, Roma përmbys në mënyrë spektakolare Atalantën dhe “korr” 3 pikët

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ “Çmenduri” e sekondave të fundit, Roma
Roma

Roma ka triumfuar me përmbysje përballë Atalantës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Olimpico” përfundoi me shifrat 2-1.

Ederson ishte autori i golit për bergamaskët, në minutën e 47-të. Ndërsa “verdhekuqtë” përmbysën me anë të Hermoso dhe Soule, respektivisht në minutën e 90-të dhe 93-të.

Kështu, Roma rimerr kreun e kampionatit me 9 pikë, po aq sa Interi ndjekës. Në krahun tjetër me 6 pikë pas 3 ndeshjesh, Atalanta mbetet e 7-ta në tabelën e renditjes.

GOLAT:

Goli i Ederson (Roma 0-1 Atalanta)

Goli i Hermoso (Roma 1-1 Atalanta)

Goli i Soule (Roma 2-1 Atalanta)

Poll

Lexo gjithashtu