Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ VAR-i nderon Partizanin në “frymën e fundit”, penalltia e përsëritur “fundos” Vllazninë e Edi Martinit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ VAR-i nderon Partizanin në “frymën e fundit”,
Vllaznia - Partizani

Vllaznia 2 – 3 Partizani (Vata *og* 21', Musta 57' / Fadairo 4', Aliu 45+3', Human 90+7')

Partizani ka fituar përballë Vllaznisë në transfertë mbrëmjen e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, përfundoi 2-3.

Të kuqtë gjetën avantazhin që në minutën e 4-t me Fadairo. Ndërsa shkodranët barazuan në të 21-tën, falë një autogoli të Vatës. Mirëpo, pjesa e parë u mbyll 1-2, pasi Aliu shënoi në të minutat shtesë të fraksionin të parë.

Me nisjen e pjesës së dytë, Vllaznia gjeti forcën për të barazuar. Emiljano Musta përfitoi nga gabimi i portierit Pano Qirko dhe shënoi për 2-2 në minutën e 58-të.

Vlen të theksohet se në minutën e 96-të të sfidës, Sidibe shpërdoroi një penallti, e cila u prit nga Avram. Mirëpo ky 11-metërsh u ripërsërit dhe u kthye në gol nga Human, duke i dhënë fitoren të kuqve.

Kështu, kryeqytetasit ngjiten në vendin e katërt me 4 pikë pas 3 ndeshjesh. Në krahun tjetër me vetëm 2 pikë, Vllaznia mbetet në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit.

“Abissnet Superiore”: Java 3
Stadiumi: “Loro Boriçi”
Arbitër: Florjan Lata

FORMACIONET ZYRTARE:
VLLAZNIA: Avram, Gurishta, Pusi, Dwumfour, Musta, Bardhi, Dros, Mehmeti, Murataj, Bizi, Balaj. Trajner: Ergi Borshi.
PARTIZANI: Qirko, Vata, Mija, Kola, Buxhelaj, Doumbia, Murataj, Aliu, Fadairo, Human, Bintsouka. Trajner: Florin Bratu.  

GOLAT:
90+10' Mbyllet 2-3 ndeshja.
90+7' GOL PARTIZANI! Shënon Human.

90+6' Sidibe humbet penallti, pret Avram.

57' GOL VLLAZNIA! Shënon Musta.

45+5' Mbyllet 1-2 pjesa e parë.
45+3' GOL PARTIZANI! Shënon Aliu.

21' GOL VLLAZNIA! Autogol nga Vata.

4' GOL PARTIZANI! Shënon Fadairo.

1' Shkelmohet topi i parë në Shkodër, nis dueli mes Vllaznisë dhe Partizanit.

Poll

Lexo gjithashtu