Fiorentina - Torino
Torino ka triumfuar me përmbysje në transfertë përballë Fiorentinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 3-të të Serie A. Sfida e zhvilluar në Firenze, përfundoi me shifrat 1-2.
Golin e parë e shënuan vendasit me anë të Pellegrino në minutën e 47-të. Ndërsa torinezët përmbysën gjithçka me Mandragora dhe Adams, respektivisht në të 73-tën dhe 82-tën.
Kështu, Torino shkon në kuotën e 3 pikëve dhe me fitoren e parë shkon momentalisht në vendin e 14-t. Në krahun tjetër, “vjollcët” zhgënjejnë sërish dhe mbeten në fund me 0 pikë.
GOLAT:
Goli i Pellegrino (Fiorentina 1-0 Torino)
Goli i Mandragora (Fiorentina 1-1 Torino)
Goli i Adams (Fiorentina 1-2 Torino)
Poll






