Ndërsa pas pak minutash do të zhvillohet ndeshja Laçi – Teuta, e vlefshme për javën e 3-të në Abissnet Superiore, janë publikuar formacionet zyrtare.
Takimi do të mbahet në stadiumin “Laçi”, aty ku konsiderohet “tempull ferri” për ekipet rivale. Të dyja skuadrat grumbullojnë nga 4 pikë pas 2 javësh kampionat, duke e bërë akoma më interesante këtë përballje.
Pas fitores me përmbysje ndaj Tiranës, Edlir Tetova kërkon vazhdimësin te durrsakët, kurse bardhezinjtë e Kurbinit janë të “etur” për të mbajtur lart pretendimet, e ardhur nga fitorja në “Arena e Demave” karshi Partizanit.
FORMACIONET ZYRTARE:
LAÇI: Guri, Azizi, Kurti, Tola, Stafa, Bibo, Samuel, Ajazi, Kalaj, Traore, Nerguti.
Trajner: Qatip Osmani
TEUTA: Bernardoni, Fangaj, Zongos, Përgjoni, Toli, Boçi, Wotlai, Arifi, Mala, Kallaku, Umeijego.
Trajner: Edlir Tetova
Gjyqtar: Enea Jorgji






