Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Humbja 7-2 ndaj Brazilit, Shqipëria e Socca-s reagon në rrjetet sociale: Dhamë maksimumin, të jesh mes 16 skuadrave më të mirave është...

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja 7-2 ndaj Brazilit, Shqipëria e Socca-s reagon në rrjetet
Shqipëria e Socca-s

Kombëtarja shqiptarje e Socca-s ka dalë me një reagim, pas eliminimit nga Kampionati Kombëtar që u mbajt në Essen të Gjermanisë. Kuqezinjtë u mposhtën nga Brazili me rezultatin 7-2.

Përmes një postimi të gjatë, ata shprehen se ky nuk ishte përfundimi që ata mendonin, por gjithashtu edhe fakti që ishin pjesë e 16 skuadrave më të mira të botës, është një dëshmi se kjo nuk ndodh shpesh.

Më tej, shkruhet se në çdo ndeshje, lojtarët kanë dhënë maksimumin dhe se kanë mbajtur me krenari ngjyrat kuqezi.

Duhet thënë se përballja mes Brazilit dhe Shqipërisë pati dhe momente trazirash në fushë pas përfundimit të lojës, ku lojtarët u përfshinë edhe në përplasje fizike, aq sa është dashur nevoja e stafit për të shmangur përshkallëzimin e kaosit.

REAGIMI I PLOTË:

FALEMINDERIT NGA ZEMRA PËR TË GJITHË SUPORTIN!

Ndoshta nuk ishte ky përfundimi që kishim menduar dhe dëshiruar… por të jesh mes 16 skuadrave më të mira të botës është diçka e jashtëzakonshme. Diçka që nuk ndodh çdo ditë.

Në çdo ndeshje kemi dhënë maksimumin, kemi luftuar deri në sekondën e fundit dhe kemi mbajtur me krenari në gjoks ngjyrat kuqezi.

Në Essen jemi ndjerë si në shtëpinë tonë. Falë jush, falë mbështetjes suaj dhe falë çdo shqiptari që na ka qëndruar pranë. ❤️????

I urojmë suksese kundërshtarit.

Kjo nuk ishte thjesht një garë.
Ishte një eksperiencë që kalohet, përjetohet dhe shijohet vetëm një herë në jetë.

Faleminderit çdo shqiptari që na bëri të ndihemi krenarë.
Faleminderit për çdo flamur, çdo brohoritje, çdo mesazh dhe çdo zemër që rrahu bashkë me ne.

FALEMINDERIT SHQIPËRI! ????????
Unë, përjetë, bir i yti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

Poll

Lexo gjithashtu