Ditari i Opozitës

Këlliçi nga New Jersey: Takimi me diasporën do të jetë historik

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka përcjellë një videomesazh nga New Jersey, pak para takimit të kreut të PD-së, Sali Berisha, me diasporën shqiptare në SHBA.

Këlliçi tha se në Garfield janë mbledhur shqiptarë-amerikanë nga New Jersey, New York, Massachusetts dhe Philadelphia për takimin politik me Berishën.

Ai e cilësoi aktivitetin si një prej tubimeve më të mëdha politike të organizuara nga një forcë apo politikan shqiptar në SHBA.

“Shqiptaro-amerikanëve që ndodhen në New Jersey, në New York, në Massachusetts, në Philadelphia të vijnë të bashkohen në këtë takim në Garfield, New Jersey që është takimi më madhështor që është organizuar ndonjëherë nga një politikan shqiptar, nga një forcë politike shqiptare në tokën e bekuar amerikane. Takimi i sotëm do jetë fantastik, ju garantoj që do të jetë edhe historik. Fitore”, tha Këlliçi.

Të fundit