Përse kërcënon mediat me padi shefi i Evis Salës oligarku i shfrenuar Klod Allajbeu? (Detajet e akuzave, disa pyetje publike dhe prona që i fali burrit të Ogerta Manastirliut tek EQUOS Resort)

Prej ditësh redaksia e priza.al dhe më pas dhe të tjera media kanë raportuar për disa prej skandaleve të Klod Allajbeut i cili ka zhytur thellë duart e veta në xhepat tanë.

Materialet treguan një sërë abuzimesh me paratë e buxhetit të shtetit, ku Klod Allajbeu mirë që një pjesë i ka marrë me “ligj” por edhe tashmë që kontrata dhe “ligji” përfunduan, ai sërish paguhet nga taksat tona.

Së dyti priza.al dhe mediat e tjera raportuan për koncensionin e sterilizimit. Ai i cili hëngri “kokën” e Ilir Beqes, ish zv ministrit Klodian Rrjepaj dhe të bisnesmenit zotërues të kompanisë koncensionare.
Këta të gjithë janë në burg, koncensioni i sterilizimit të pajisjeve mjeksore dhe kirurgjikale ka përfunduar zyrtarisht, por miliardat vijojnë paguhen. Këtë herë jo tek kompania koncensionare por tek Allajbeu në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Mediat kanë raportuar këto dhe shumë skandale të tjera që lidhen me Klod Allajbeun dhe bisneset e tij, të cilat janë krijuar, qarkullojnë dhe mbahen vetëm me lekët e taksave tona.
Por kjo nuk i ka pëlqyer Klod Allajbeut, i cili dy ditë më parë me një status të gjatë në facebook, midis të tjerave njoftoi se do përgatisë një padi penale ndaj mediave.


Kush po shpif për Klod Allajbeun?
Në statusin e mësipërm oligarku ka shkruar gjatë, por në thelb ska thënë asgjë.
Në një reagim midis “viktimës”dhe të qënit i “detyruar” për të shkruar dicka, oligarku Allajbeu ka shkruar “jerm”. Fjalë pa asnjë sqarim për çështjet që janë ngritur. Duke qënë se redaksia jonë janë ndër të parat që kanë investiguar dhe publikuar me prova dhe fakte skemën kriminale të ministrit “de facto” të shëndetësisë Klod Allajbeu dhe kjo nuk i ka pëlqyer këtij të fundit, le të marrim pak frymë thellë dhe ta pyesim me qetësi oligarkun e shqetësuar:
1- A ka përfunduar në shkurt të këtij viti koncensioni i hemodializës?
2-Duke qënë se ka përfunduar dhe nuk ka asnjë njoftim për shtyrjen e këtij afati koncensioni, përse vazhdon e ofron këtë shërbim jashtë kontrate?
3-Që nga dita që koncensioni ka përfunduar, sa lek kë arketuar jashtë kontrate nëpërmjet kompanive koncensionare?
4-Sipas kontratës koncensionare, pas përfundimit të afatit, të gjithë infrastrukturën dhe investimin duhet tja kishe dorëzuar shtetit. Përse nuk ka ndodhur një gjë e tillë?
Kur media dhe rrjedhimisht edhe publiku të marrin këto përgjigje që lidhen drejtpërdrejt me xhepat tanë, atëhere besojmë që ka vend për kërcënimet që lëshon onlinë Klod Allajbeu.

Një foto sa 1000 fjalë me vartësen që e ka emëruar ministre shëndetësie.
Me vitë opinioni publik është vënë në dijeni të faktit se Klod Allajbeu është ministri real i shëndetësisë. Publiku është informuar se të gjithë emërimet e sektorit shëndetësor kalojnë nga “SHEFI” që është Klodi. Publiku është informuar gjithashtu që para Klod Allajbeut rrinë gati tu edhe ministrat e shëndetësisë pasi ai i emëron ose i shkarkon. Por kjo ishte në kuadër fjalësh. Askush nuk e kishte parë “me sytë e vet” këtë që mediat raportojnë prej vitesh.
Por pak ditë më parë, pak minuta para se Këshilli i Ministrave të zhvillonte mbledhjen e rradhës në Kryeministri, tek kafja e Hotel Rogner u pa ministrja Evis Sala duke raportuar përpara shefit të saj Klod Allajbeu.
Personi që ka shkrepur foton dhe e ka dërguar pranë redaksisë sonë, bën me dije se në një bisedë rreth 35 minuta, i vetmi që ka folur është Klod Allajbeu ndërsa ministrja vetëm ka dëgjuar dhe ka miratuar. Si një shef i rreptë, Klod Allajbeu nuk ka kursyer as kritikat ndaj Evis Salës për disa emërime që nuk po bëhen fiks siç i ka urdhëruar Allajbeu.

A po hetohet nga SPAK sepse i ka falur një dyqan tek EQUOS burrit të Ogertës?
Klod Allajbeu mori “krahë” dhe kërcënoi mediat me padi penale sepse sipas tij po shpifnin.
Dhe “shpifja” sipas shef Klodit ka të bëjë me raportimin e para disa ditëve të mediave që publikuan lajmin se në banesën e Allajbeut kishte vajtur Byroja Kombëtare e Hetimit për “vizitë” rreth hetimit të një çështje penale në të cilën po hetohet Allajbeu dhe i afërmi i një zyrtareje të lartë të shtetit shqiptar.
Burimet ishin kontradiktore. Kishte vajtur apo jo BKH nuk u mësua dot zyrtarisht nga mediat dhe kjo e trimëroi Allajbeun që të kërcënojë me padi.
Por redaksia e priza.al u thellua pak më tej në këtë çështje dhe të dhënat e përfituara janë tejet interesante.
Ajo që kemi mësuar nga burime konfidenciale brënda SPAK dhe BKH është se Klod Allajbeu përveç dhjetëra çeshtjeve që po hetohet nga SPAK, po hetohet edhe për mardhënien korruptive që ka patur me një ish ministre. Bëhet fjalë për Ogerta Manastrirliun e cila gjatë kohës që ka qënë ministre, ka treguar përulësi dhe bindje totale ndaj oligarkut i cili para pak muajsh vendosi ta shpërblejë.
Kështu në emrin e Ermal Gjinajt (bashkëshortit të Ogerta Manastirliut), para pak muajsh është regjistruar një pronë brënda Equos Resort.
Pra tolerimet dhe bindja e treguar nga Ogerta ndaj Klodit kur kjo ishte ministre, mori shpërblimin përktatës. Bashkëshorti përfitoi një dyqan brënda ambienteve të EQUOS RESORT dhe kjo është arsyeja që po hetohet sërish nga SPAK oligarku Allajbeu dhe ish ministrja Ogerta Manastirliu.
Ku gabuan mediat?
Të gjitha çfarë janë shkruar më sipër janë fakte dhe aspak trillime mediash apo gazetarësh. Gjithshka e shkruar është ajo që ndodh çdo ditë, në sy të të gjithëve me qellimin e vetëm që Allajbeu të majmet me taksat dhe lekët e popullit.
Drejtësia duket se ka filluar të lëvizë. Ndërkohë që Allajbeu kërcënon mediat, drejtësia po heton.
Ajo që do rezultojë nga fundi I këtyre hetimeve do të jetë një ndër fluskat më të tmerrshme dhe një gropë e zezë ku miliarda euro nga xhepat tanë janë zhdukur dhe transferuar sapo kanë prekur xhepat e oligarkut Klod Allajbeu.

 

Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply