Kompania Delta është një ndër më të vjetrat në Shqipërinë post komuniste. E nisur si një dyqan i thjeshtë lagjeje që shiste bojra, gëlqere e pllaka nga babai i vëllezërve Muça, sot Delta është një markë krenarie shqiptare. Me dhjetra të punësuar, me dhjetra showroome, në Shqipëri, Ballkan, Europë dhe në USA, DELTA është një kompani që ka profilin e saj. Prej kohësh është përfshirë edhe në projekte ndërtimi.
Luan Muça vendos gjoba?
Siç e thamë më lart Luan Muça e ka ndërtuar perandorinë e bisnesit në mënyrë të ndershme dhe jashtë jetës “mondane”. Njihet kryesisht si njeri që “shef punët e veta”. Sot pas asaj përplasjeje në Vlorë, emri i Luan Muçës u lakua shëmtuar. Një gjyq publik u bë pasi “hetuesit” e rrjeteve sociale “zbuluan” se Luan Muça i vuri 5 milionë euro gjobë Vasil Bedinajt të Rexhina Hotel në Vlorë.
Jo. Luan Muça NUK i ka vënë askujt. Luan Muça nuk ka as të kaluar kriminale dhe as është “gangsterr”. Me siguri një histori më e thellë se kaq e detyroi bisnesmenin e suksesshem të ekspozohej në publik me akte dhune.
Redaksia e priza.al hulumtoi pak më shumë rreth kësaj çështjeje, dhe ajo që zbuluam është tronditëse dhe duket se ka vend për hetim të thelluar, jo nga prokuroritë apo policitë rajonale por nga Prokuroria e Posaçme.
Toka në Palasë
Kompania Delta para shumë vitesh bleu një copë tokë në Palasë me synimin për të ndërtuar një resort. Ngjitur me tokën që kompania Delta bleu ishte dhe një tokë prej më shumë se 300.000 metra katrorë. Kjo ishte tokë shtet. Nuk kishte pronarë. Kompania Delta nisi bisedimet me pronarin pra shtetin, që edhe kjo tokë kundrejt detyrimeve ndaj shtetit të përfshihej pjesë e këtij projekti. Këtu nisi dhe problemi.
Roli i Ergys Agasit dhe Lorena Goxhobellit
Para rreth katër muajsh, ndëkohë që ishtë në kërkim nga SPAK, Ergys Agasi nëpërmjet “mashës” së tij Lorena Goxhobelli, bëri një “super goditje”. Pronën që Delta Group po e negocionte me pronarin, pra me shtetin, Ergys Agasi nxjerr një çertifikatë pronësie për atë pronë. Sipas certifikatës së pronësisë, edhe pse me prestanome, pronarët reale janë Ergys Agasi, një personazh në Fier e një personazh tjetër në Shkozet. Kështu një ditë të bukur, një pronë që kishte pronar shtetin, na u gdhi me pronar Ergysin dhe shokët e tij.
Sherri me Vasil Bedinajn
Pasi grupi i Ergys Agasit u bë pronar brënda natës i një sipërfaqeje prej 350.000 metra katrorë në Palasë, i besuan Vasil Bedinajt punimet civile.
I paralajmëruar disa herë që të mos ndërhynte dhe të kryente punime në një tokë me probleme, ndodhi edhe përplasja ditën e sotme.
Çfarë tregon ngjarja e Vlorës?
Ngjarja e Vlorës tregon qartë se si pushteti i pakufizuar që iu dha në duar Ergys Agasit ka bërë dëme të pariparueshme. Nëpërmjet Ermal Beqirit që mirëmbante çdo sistem të hipotekës Ergys Agasi ka pikëtuar miliona metra katrorë që I ka përvetësuar nëpërmjet “mashës” Lorena Goxhobelli.
Të shtënat e Vlorës janë këmbana e fundit e alarmit që bie përpara se “nami” të bëhet. Dhe që të bëhet “nami” situatën duhet ta marrë në dorë pronari i vërtetë, pra shteti.
