Skënder Hitaj me dorë të hekurt dhe fytyra të pastra, emëron në krye të Komisariatit të Vlorës Andi Dedën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hitaj në kuadër të një vale rrënjësore ndryshimesh që po bën në rradhët e uniformave blu, ka vijuar sërish lëvizjet në qarqe.

Kështu pasi “shkundi” apatinë deri diku kriminale që kishte “pushtuar” policinë e shtetit në disa qarqe kryesore të vendit, Skënder Hitaj kësaj rradhe është ndalur në qytetin e Vlorës.
Konkretisht në Komisariatin e Policisë së Vlorës është prezantuar drejtuesi i ri. Ai është një ndër efektivët më të trajnuar të forcave të rendit, një figurë që karrierën policore e ka mbështetur në atë akademike, ish shefi i Komisariatit të Shijakut, Andi Deda.
Andi Deda, i cili deri më tani ka drejtuar Komisariatin e Policisë Shijak, është transferuar tashmë në Krye të Komisariatit të Policisë Vlorë.
Andi Deda ka një karrierë të gjatë në rradhët e uniformave blu, ku ka mbajtur një sërë detyrash drejtuese.
Për disa kohë Andi Deda shërbeu si Drejtor i Shërbimit të Kontrollit të brëndshëm të Burgjeve e më pas u rikthye në polici si drejtues i Komisariatit të Shijakut, të cilin e drejtoi deri ditën e djeshme kur u emërua në Komisariatin e Vlorës.
Lëvizjet e Skënder Hitajt në rradhët e uniformave blu janë një sinjal i qartë i “dezinfektimit” të disa segmenteve të kalbura brënda rradhëve të uniformave blu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply