Gjatë orëve të para të ditës së premte (24 korrik 2026), hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit mësynë në një kontroll në banesën e oligarkut të shëndetësisë dhe mjeshtrit të pastrimit të parave Klod Allajbeu.
Oligarku i Shëndetësisë me shumë çështje të hapura në SPAK dhe me disa prokurorë që po hetojnë dosjet e tij rezulton i përshirë në disa prej aferave më të rënda ku paratë e taksapaguesve shqiptarë janë vjedhur ashiqare.
Mediat e raportuan si lajm por nuk guxojnë të përmendin emrin e Allajbeut, oligarkut të parë shqiptar, ai që lidhi politikën, bisnesin, shëndetin e shqiptarëve, buxhetin e shtetit, krimin, bandat dhe pastrimin e parave në një vend.
Klodian Allajbeu është ai që prej vitesh shkarkon dhe emëron ministra, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë në vendet kyçe, aty ku “gatuhen” letrat miliona euroshe të aferave të Allajbeut.

Një foto jo rastësore me vartesën ministre Evis Sala
Ditë më parë klientët e bar-kafesë në Hotel Rogner u bënë dëshmitarë të një skene të pazakontë.
Vetëm pak metra larg godinës së Këshillit të Ministrave, pak para nisjes së mbledhjes së përcaktuar të qeverisë, Klod Allajbeu u pa duke i dhënë udhëzime hyzmeqares së tij në krye të shëndetësisë Evis Sala.
Kjo e fundit, edhe përse ministre e kësaj Republike, sërish rrinte gati-tu para eprorit të saj bisnesmen, madje dëshmitarë të shumtë u habitën kur ministrja heshti për pak sekonda në raportimin e saj, sa të mbaronte një telefonatë shefi i saj Klod Allajbeu. Si një vartëse e rregullt, ndërkohë që padroni i saj fliste në telefon ministrja që paguhet me taksat tona, rrinte urtë pa folur për të mos i prishur qetësinë bosit të saj.
Ndokush mund të thotë se kjo foto që po publikohet sot është realizuar me AI. Por redaksia garanton autenticitetin e fotos, i cili ka disa ditë që ka mbërritur në redaksinë tonë.
–Vijon–
Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
