FOTO LAJM/ Sali Berisha si bloger, i shpall “luftë” Flori Official dhe Dijonis Bibës, e bën sefte me agjenci funerale

Vitet e fundit një trend është përhapur së tepërmi. Individë që kanë shumë ndjekës në rrjetet sociale, kanë nisur t’i vënë në funksion të vetes këto ndjekës. Si? E kollajshmë. Sa më shumë ndjekës të kesh dhe sa më shumë të të ketë dalë emri, aq më shuë të marrin bisnese të ndryshme për t’i reklamuar.

Shqipëria ashtu si dhe vënde të tjera po e ndjek këtë trend. Shumë nga ato që quhen “blogerë” sot e nxjerrin bukën e gojës duke reklamuar produkte të ndryshme.
Psh Flori official është i njohur sepse reklamon dhe shet makina. Po ashtu dhe blogeri tjetër Dijonis Biba i cili reklamon automjete dhe objekte që janë për shitje ose resorte turistike.
Ndërsa vajzat reklamojnë lokalet e natës, ristorante apo rroba të ndryshme. Për këtë punë, kanë ulje tek produktet, paguhen me cash ose thjesht nuk paguajnë në vendet që frekuentojnë.
Sot këtij trendi i është bashkuar edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha

Nuk dihet nëse vizita e z. Berisha është kryer në një ambient ku pronarët janë miq të tij, apo është kryer për arsye komerciale.
Dhe mbi të gjitha nëse të gjithë “blogerët” fitojnë dicka falas tek ato që reklamojnë, pyetja që shtrohet është: Çfarë fiton doktori duke reklamuar një agjenci funerale?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply