Aktualitet

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të diel

Shqipëria këtë të diel do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.

Gjatë gjithë ditës pritet të mbizotërojë mot me diell në të gjithë territorin e vendit, ndërsa temperaturat do të luhaten nga 20°C në vlerat minimale deri në 36°C në maksimum.

Sipas parashikimit të motit, orët e mëngjesit do të nisin me 20 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të rriten gradualisht, duke arritur vlerat më të larta gjatë mesditës dhe pasdites.

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.