Irani lëshon paralajmërim të ri ndaj SHBA-së: Që tani e tutje, përgjigjemi rëndë ndaj sulmeve
Teherani ka lëshuar një paralajmërim të ri dhe të ashpër p...

Një ditë pas takimeve të rëndësishme në Moskë, përfshirë një takim me presidentin Vladimir Putin, të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner kanë mbërritur në Kiev për bisedime, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund konfliktit, i cili tashmë ka hyrë në vitin e pestë.
Pak para mbërritjes së tyre më 6 shtator, Zelensky tha në X se ishte takuar me ekipin negociues të Ukrainës për t’u përgatitur për bisedimet.
“Jemi të gatshëm për bisedën. Ukraina ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet konstruktive”, tha ai, duke shtuar se propozimet e Ukrainës ishin gati.
Më vonë, Zelensky tha se bisedimet kishin nisur, duke publikuar një video që tregonte Witkoffin dhe Kushnerin në takim me të dhe zyrtarë të tjerë ukrainas.
Takimi në Kiev u zhvillua disa orë pasi Witkoff dhe Kushner kishin zhvilluar një takim treorësh me Putinin në Moskë, vonë më 5 shtator.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA Novosti citoi Putinin të ketë thënë se të tre do të duhej të trajtonin një “situatë të vështirë” gjatë bisedimeve të tyre në Kremlin.
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Radios Evropa e Lirë se “të dyja palët diskutuan plane konkrete për hapat e ardhshëm, të cilët do të bëhen publikë në javët në vijim” dhe se të dërguarit “presin me padurim takime po aq produktive” në Ukrainë më 6 shtator.
Ndihmësi i Kremlinit, Yury Ushakov, i cili mori pjesë në takim, i cilësoi bisedimet si “substanciale, shumë të sinqerta dhe konstruktive”. Ai shtoi se të dërguarit paraqitën qëndrimin e SHBA-së dhe premtuan se do t’ua përcillnin udhëheqësve ukrainas në Kiev pikëpamjet e Putinit.
“Ata jo vetëm që shprehën interesimin e tyre të vazhdueshëm për t’i dhënë fund shpejt luftimeve, por paraqitën edhe një sërë idesh për rrugët e mundshme drejt një zgjidhjeje”, tha ai.
Ushakov këmbënguli se Rusia do t’i arrijë qëllimet e saj dhe se duhet të zgjidhen “shkaqet rrënjësore” të konfliktit. Ky është një formulim që Kremlini e përdor për t’iu referuar dhënies fund të shpresave të Ukrainës për anëtarësim në NATO dhe hapave për çarmatimin de facto të ushtrisë ukrainase, mes kërkesave të tjera të lidhura me ankesat historike – çështje që Kievi i ka refuzuar që një kohë të gjatë.
Teksa takimi nisi rreth orës 20:00, RIA Novosti e citoi Putinin të ketë thënë se të tre zyrtarët do të duhej të përballeshin me një “situatë të vështirë” gjatë diskutimeve të tyre në Kremlin.
Takimi duket se nisi me vonesë, pasi Putini e kaloi ditën duke hapur një linjë të re të metrosë në Moskë, duke inauguruar përmes video-lidhjes një terminal nafte në Siberi dhe duke u takuar me anëtarë të partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë më herët se të dërguarit e Uashingtonit do t’u paraqisnin rusëve një marrëveshje paqeje dhe më pas, të nesërmen, do ta paraqisnin ofertën para Ukrainës.
Trump deklaroi Uashingtoni kishte “një ide për paqen” dhe se të dërguarit e tij “po sillnin me vete një propozim për t’i dhënë fund luftës”, e cila tashmë ka hyrë në vitin e pestë, pasi në shkurt të vitit 2022 Putin nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës.
“I dërgova ata për të parë nëse mund të arrijmë apo jo diçka dhe mund të ketë një shans të mirë që ta bëjmë këtë”, u tha Trump gazetarëve më 4 shtator.
‘Aktivitetet diplomatike’
Zelensky tha se kishte folur me të dërguarit më 5 shtator, duke zbuluar pak detaje për bisedën, por duke thënë se “plani i aktiviteteve diplomatike për nesër në Kiev, me pjesëmarrjen e ekipit amerikan, është miratuar”.
“Po presim Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe jemi të gatshëm për një bisedë kuptimplotë”, tha Zelensky në Telegram.
Vizita e të dërguarve amerikanë në Kiev shënon vizitën e tyre të parë në Ukrainë që nga marrja e roleve udhëheqëse në përpjekjet e administratës amerikane për t’i dhënë fund luftës dhe vjen në kuadër të një përpjekjeje të ripërtërirë diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje të paqes.
Trump e bëri përfundimin e luftës më të madhe në Evropë që nga viti 1945 një prioritet kur mori detyrën në janar të vitit 2025, por deri më tani nuk është arritur një marrëveshje dhe diplomacia kishte ngecur kryesisht që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael me Iranin në fund të shkurtit.
Duke reflektuar qëndrimin e ashpër të paraqitur nga Ushakov, Putini nuk ka dhënë asnjë shenjë kompromisi në deklaratat e fundit, duke këmbëngulur, ndër të tjera, se Rusia duhet të kontrollojë të gjithë rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, përfshirë pjesët që forcat e saj nuk kanë arritur t’i pushtojnë gjatë viteve të luftimeve të ashpra.
Para se të niseshin të dërguarit nga SHBA-ja, Zelensky tha se forcat ukrainase do të “sigurojnë funksionimin normal të hapësirës ajrore të Rusisë, në mënyrë që negociatorët të mund të mbërrijnë atje të sigurt” dhe kërkoi që Moska të bënte të njëjtën gjë.
Pas bisedës së tij me të dërguarit më 5 shtator, Zelensky tha se “nga tani deri në fund të së shtunës, si dhe të dielën dhe të hënën, Ukraina është e gatshme të përmbahet nga sulmet ndaj Moskës”.
Më pas, Putini urdhëroi ndalimin e sulmeve ndaj Kievit nga 6 deri më 8 shtator, sipas zëdhënësit Dmitry Peskov, i cili nuk përmendi pjesë të tjera të Ukrainës, mes raportimeve se Rusia ka vazhduar sulmet në pjesë të tjera të Ukrainës.
Sulmet ndaj aeroporteve
Zelensky tha se forcat ruse kishin shënjestruar aeroportet Zhuliani dhe Borispil të Kievit gjatë natës së 4-5 shtatorit, duke akuzuar Moskën se po përpiqej të krijonte pasiguri rreth udhëtimit të planifikuar të të dërguarve amerikanë drejt Ukrainës.
Vizita në Kiev do të zhvillohet vetëm disa ditë pasi një sulm me dron nga Rusia goditi selinë e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës – të njohur si SBU, një agjenci kyç që do të ishte përgjegjëse për sigurinë e të dërguarve amerikanë gjatë vizitës së tyre në Ukrainë.
“Është e qartë se këto sulme ruse ndaj aeroporteve janë një reagim ndaj diskutimeve dhe përgatitjeve për mundësinë që pala amerikane të përdorë një aeroplan për të udhëtuar drejt Ukrainës”, tha Zelensky në X, duke shtuar se nga pala ukrainase “nuk do të ketë kërcënime ndaj diplomacisë”.
Udhëtimi me aeroplan drejt Kievit do të ishte shumë i pazakontë. Hapësira ajrore e Ukrainës është mbyllur për fluturimet e rregullta civile që nga nisja e pushtimit më 2022, ndërsa liderët dhe zyrtarët e huaj që vizitojnë vendin zakonisht kanë mbërritur në kryeqytetin ukrainas, Kiev, me tren. /REL
Teherani ka lëshuar një paralajmërim të ri dhe të ashpër p...
Moska nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi trepalës...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar masa t...
Irani është bërë më i sigurt në aftësinë e tij për të godi...
Këtë të diel janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet ve...
Indonezia u zgjua sot herët në mëngjes për shkak të shpërt...
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi nj...
Një gjykatë në Kajro ka dënuar me vdekje prezantuesen tele...
Dy pilotë të avionit luftarak F-4 Phantom kanë humbur jetë...
Forcat amerikane goditën tre anije iraniane cisternë me na...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri me dije pasd...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar një armëpushi...
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Ley...
Turqia ka shpallur një zonë të kontestuar në Detin Egje pa...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Them...
Deputetët e zgjedhur pritet të mblidhen më 9 shtator për v...
Sulmet gjithnjë e më të shpeshta ndaj termocentraleve dhe ...
Pavarësisht nga vala e titujve negativë, ekonomia gjermane...
Dy persona janë shpëtuar nga një tunel hidroenergjetik në ...
El Nino pritet të jetë më i fuqishmi që nga nisja e monito...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon t...
Aktivistja Arilda Lleshi ka ndarë sot një akuzë të rëndë n...
Një masakër mjedisore po ndodh në Urën e Gjolës në Fushë-K...
Pranë redaksisë së CNA ka mbërritur nga burime konfidencia...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zhvilluar disa kontrolle të përqendru...
Kapen dhe ndalohen 20 shtetas në Sarandë, si pjesë e opera...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat ...
Policia e Chietit në Itali arrestoi një 39-vjeçar shqiptar...
Këtë të diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kusht...
Shkencëtarët dhe studiuesit spanjollë përpiluan të dhëna n...
Ditën e sotme masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë nd...
Një ditë pas takimeve të rëndësishme në Moskë, përfshirë n...
Teherani ka lëshuar një paralajmërim të ri dhe të ashpër p...
Moska nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi trepalës...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar masa t...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu bëri thirrje për një ndryshi...
Pogradeci është kthyer edhe këtë vit në një pikë takimi pë...
Një kredi mund të duket e përballueshme në reklamë dhe të ...
Një familje paguan 500 euro qira çdo muaj dhe ndihet sikur...
Paga hyn në llogari dhe, për shumë familje, del pothuajse ...
Monedhat janë forcuar e dobësuar, disa janë zhdukur, por s...