
Biznesmeni Luan Muça ka reaguar lidhur me konfliktin e armatosur në hotelin në Vlorë të ndodhur tre ditë më parë. Muça shprehet se në vitin 2019 ka blerë 97 mijë metër katrorë tokë në Palasë, për të ndërtuar një hotel.
Ai bën me dije se pasi ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe ka marrë leje për zhvillim ka marrë vesh nga rrjetet sociale se ishte dhënë një leje në tokën që ai kishte blerë.
Muça shton më tej se për këtë çështje i është drejtuar Agjencisë për Zhvillimnin e Territorit, ku i është thënë se do të verifikohen dokumentet dhe pretendimet. Sipas tij, pas rreth një ore është telefonuar nga Vasil Bedinaj për tu takuar në hotelin në Orikum.
Muça shton se në bisedë e sipër, biznesmeni ka tensionuar situatën duke sharë dhe ofenduar, ndërsa në momentin që ka vendosur të largohet nga hoteli, njerëzit e tij kanë nisur të qëllojnë me armë zjarri.
Ai shprehet më tej se kërkon nga Policia e Shtetit zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e plotë të grupit të personave që kanë qëlluar me armë.
“Në këtë kontekst, fantazia e gjobës ndaj një personi me pantallona të shkurtra, i cili rrihet çdo vit me ndonjë turist, polic apo plazhist, është një fantazi dashakeqe e një grupi personash që mendojnë se, duke vjedhur pronat e të tjerëve, mund të bësh edhe para, të dalësh edhe burrë i mirë dhe të quhesh biznesmen”, shprehet ai ndër të tjera.
Reagimi i plotë:
Ne lidhje me ngjarjen e fundit ku kam qene i perfshire dua te jap kete deklarate per mediat.
Kam heshtur deri tani, sepse në pozitën ku kam qenë e kam pasur të pamundur të flas dhe mendoj se publiku ka të drejtën ta dëgjojë të vërtetën drejtpërdrejt nga unë.
Që prej vitit 2019, kam vendosur të ndërmarr një investim në zonën e Palasës. Gjatë kësaj kohe, kam blerë në Palasë, nga shumë pronarë vendas, 97.000 m² tokë. Jam detyruar që, gjatë kësaj periudhe, pjesën më të madhe të tokës ta blej edhe nga dy herë.
Më datë 15.07.2021, kam aplikuar dhe kam marrë statusin e investitorit strategjik, mbështetur mbi një projekt të hartuar nga studioja ndërkombëtare EEA (Emre Arolat Architecture).
Në vitin 2022, mbi një pjesë të kësaj sipërfaqeje (26.000 m²), kam aplikuar për lejen e fazës së parë të ndërtimit të një hoteli me brand ndërkombëtar, me 5 yje.
Në vitin 2024, kam zbardhur lejen dhe kam filluar punimet për ndërtimin e këtij hoteli me brand ndërkombëtar.
Po në vitin 2024, kam bërë aplikim për fazën e dytë të këtij projekti.
Në mënyrë rastësore, nga rrjetet sociale, kam parë se ishte dhënë një leje në tokën që unë kam blerë dhe mbi të cilën ishte dhënë statusi i investitorit, sipas masterplanit të EEA Studio. Madje, po reklamohej për shitjen e njësive, apartamenteve apo vilave të ndryshme.
Pas kësaj, i jam drejtuar AZHT-së për të marrë më shumë informacion rreth kësaj çështjeje. Pas komunikimit që pata, më njoftuan se do të verifikoheshin të gjitha dokumentet e palëve dhe se, deri në momentin e përfundimit të verifikimit të dokumenteve, nuk do të kishte zbardhje të lejes së ndërtimit.
Pas rreth një ore, jam telefonuar nga shtetasi Vasil Bedinaj, i cili më kërkoi të mos i ekspozoja në AZHT pretendimet e mia mbi pronën time. Gjatë kësaj telefonate, u vendos që të takoheshim në Orikum, te hoteli i z. Bedinaj, për të diskutuar rreth kësaj situate. (Z. Bedinaj e kam njohur rreth një vit më parë, pasi ishte paraqitur në kantierin ku unë po ndërtoj në Palasë, duke kërkuar takim me mua në lidhje me disa pretendime që kishte për kufirin e pronës. Kur shkova atje, z. Bedinaj nuk ishte vetëm, por ishte i shoqëruar nga një numër i madh njerëzish të armatosur.)
Kështu, i shoqëruar nga familjarë të mi, kam shkuar, me ftesën e tij, në ambientet e biznesit të tij.
Pasi jemi takuar në Orikum dhe jemi ulur në tavolinë, sapo kam nisur t’i shpjegoj pretendimet e mia, z. Bedinaj e ka tensionuar situatën me pretendimet e veta, duke sharë dhe ofenduar.
Edhe pse nga kamerat që z. Bedinaj i ka servirur opinionit publik kjo nuk duket qartë, në këtë moment ai thirri njerëz të armatosur, të cilët ishin të pozicionuar në vende të ndryshme të ambienteve të tij.
Në këtë moment, situata ka degraduar dhe unë kam kuptuar se z. Bedinaj nuk më kishte thirrur për t’u sqaruar, por për të prodhuar skandalin e tij të radhës. Për këtë arsye, jam ngritur dhe kam ikur.
Duke dalë nga ambientet e z. Bedinaj, njerëzit që ai thirri qëlluan me armë ndaj nesh. Për sa më sipër, kërkoj nga Policia e Shtetit zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e plotë të grupit të qitësve.
Jam çuditur shumë që, gjatë kësaj situate, z. Bedinaj kishte qetësinë dhe përkujdesjen që, në të gjitha mediat mbi të cilat kishte ndikim, të shpërndante lajme të rreme, sipas të cilave unë i kisha vendosur gjobë, si dhe të shpërndante pamjet filmike nga këndet që ai dëshironte.
Kam mësuar këto ditë se nuk është hera e parë që z. Bedinaj manipulon opinionin publik për përplasjet e tij. Këtë gjë ka tentuar ta bëjë edhe në rastin tim.
Çuditërisht dhe paradoksalisht, të vetmit që e kanë besuar këtë gjë kanë qenë punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët më kanë mbajtur të ndaluar për 72 ore me akuzën e gjobëvënies ndaj z. Bedinaj.
Unë nuk mund të flas për veten time, pasi nuk e kam bërë kurrë më parë, sepse kam besuar se për njerëzit flasin punët dhe veprat e tyre.
Besoj se opinioni publik është i njohur me punët, brandet dhe kompanitë që kemi krijuar brenda dhe jashtë vendit.
Modestisht, mund të them se jam krijues dhe zhvillues i një konglomerati kompanish që operojnë në 4 kontinente, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Indinë, si dhe vende si Italia, Senegali, Tunizia, Egjipti dhe, sigurisht, Ballkani, me një qarkullim vjetor multimilionësh.
Në këtë kontekst, fantazia e gjobës ndaj një personi me pantallona të shkurtra, i cili rrihet çdo vit me ndonjë turist, polic apo plazhist, është një fantazi dashakeqe e një grupi personash që mendojnë se, duke vjedhur pronat e të tjerëve, mund të bësh edhe para, të dalësh edhe burrë i mirë dhe të quhesh biznesmen.
Në fund, jam i gatshëm t’i vendos në dispozicion opinionit publik dhe mediave çdo dokument për të cilin kam shkruar në këtë reagim.
Kujtojmë se Muça u shoqërua nga policia për ngjarjen, ndërsa ditën e sotme, Gjykata e Vlorës i caktoi ditën e sotme masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. /CNA
Gjykata e Vlorës ka dhënë masat e sigurisë për personat e ...
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit...
Teatri “Skampa” në Elbasan dhe drejtuesi i tij, K.K., janë...
Arrestimi i bujshëm i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Vel...
Vijon prej 385 ditësh mashtrimi publik nga kryebashkiaku i...
Nëse Shqipëria do ta gjykonte sezonin turistik vetëm nga f...
Muaji shtator shënon nisjen e sezonit të ri televiziv. Pë...
Ministria e Mbrojtjes ka ndarë një përditësim mbi situatën...
Protestuesit e grumbulluar këtë të shtunë në organizmin e ...
Prefekti i Qarkut Fier, Anduel Xhindi, tha sot se zjarret ...
Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Sh...
Protesta qytetare kundër qeverisë hyri sot në ditën e 98-t...
Gazetari Artan Hoxha u ndal sot te arrestimi i bujshëm i t...
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka ndarë detaje lidhur m...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në forumin Cerno...
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Itali ku ës...
Vatra e zjarrit në Frakull të Fierit pranë ish-repartit us...
Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi deklaroi nga Himara se sit...
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, i është përgjigju...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për zjarret masive që kan...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, vijon t...
Aktivistja Arilda Lleshi ka ndarë sot një akuzë të rëndë n...
Një masakër mjedisore po ndodh në Urën e Gjolës në Fushë-K...
Pranë redaksisë së CNA ka mbërritur nga burime konfidencia...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zhvilluar disa kontrolle të përqendru...
Kapen dhe ndalohen 20 shtetas në Sarandë, si pjesë e opera...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat ...
Policia e Chietit në Itali arrestoi një 39-vjeçar shqiptar...
Këtë të diel, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kusht...
Shkencëtarët dhe studiuesit spanjollë përpiluan të dhëna n...
Ditën e sotme masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë nd...
Një ditë pas takimeve të rëndësishme në Moskë, përfshirë n...
Teherani ka lëshuar një paralajmërim të ri dhe të ashpër p...
Moska nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi trepalës...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar masa t...
“Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë... e njeriut të ...
Unë nuk kam lindur në Val. Por jam nga Vali. Nga Vali i Ma...
Patriarku Ekumenik Bartolomeu bëri thirrje për një ndryshi...
Pogradeci është kthyer edhe këtë vit në një pikë takimi pë...
Një kredi mund të duket e përballueshme në reklamë dhe të ...
Një familje paguan 500 euro qira çdo muaj dhe ndihet sikur...
Paga hyn në llogari dhe, për shumë familje, del pothuajse ...
Monedhat janë forcuar e dobësuar, disa janë zhdukur, por s...