web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Irani lëshon paralajmërim të ri ndaj SHBA-së: Që tani e tutje, përgjigjemi rëndë ndaj sulmeve

6 Shtator 2026, 14:38, Kosova & Bota CNA

Irani lëshon paralajmërim të ri ndaj SHBA-së: Që tani e

Teherani ka lëshuar një paralajmërim të ri dhe të ashpër për Shtetet e Bashkuara.

Reagimi vjen në përgjigje të sulmeve të SHBA-së ndaj tre cisternave iraniane, duke përshkallëzuar më tej tensionet midis dy vendeve.

Kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, tha sot se Uashingtoni duhet ta kuptojë para se të jetë tepër vonë se rregullat e luftës me Iranin kanë ndryshuar.

"Që tani e tutje, çdo sulm ndaj interesave dhe sigurisë së Iranit do të marrë një përgjigje më të shpejtë, më të rëndë dhe më të dhimbshme", tha ai në një fjalim të publikuar në kanalin e tij në "Telegram".

Paralajmërimi vjen një ditë pas një përshkallëzimi të ri të rrezikshëm në zonat detare përreth Iranit./CNA 

 





Lajmet e fundit nga