web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sezoni i ri televiziv/ Sara Hoxha: Sfida më e madhe, besimi i teleshikuesve shqiptarë

5 Shtator 2026, 22:35, Aktualitet CNA

Sezoni i ri televiziv/ Sara Hoxha: Sfida më e madhe, besimi i teleshikuesve

Muaji shtator shënon nisjen e sezonit të ri televiziv.

Për Drejtuesen Ekzekutive e Përmbajtjes dhe Programeve në “Top Channel”, Sara Hoxha, ky muaj përkon me fillimin e një kapitulli të ri, që synon të ridimensionojë 25 vitet në historinë e transmetimeve të përditshme.

Por siç tregon më tej, koha nuk mjafton, pasi publikut i duhet dhënë arsye për të zgjedhur programacionin e medias.

“Kemi 25 vite histori dhe jemi shumë krenarë për këtë. Por nuk mendoj se historia mjafton. Nuk mund t’i themi publikut: Na zgjidhni, sepse na keni zgjedhur. Duhet t’i japim çdo ditë një arsye të re për të na zgjedhur”,-tha Hoxha.

Ndër të tjera, ajo thekson se sfida më e parë nuk është të qenit zgjedhja e parë në ekranet e shqiptarëve, por të treguarit të vlerësimit ndaj publikut besnik.

“Pas 25 vitesh kjo është ndoshta sfida më e madhe, të guxojmë, të ndryshojmë, por të mbetemi gjithmonë zgjedhja e parë e shqiptarëve. Jo vetëm se ne e meritojmë, por e duam këtë vend, e duam televizionin, e vlerësojmë publikun tonë kaq besnik”,-tha Hoxha./CNA 





Lajmet e fundit nga