web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moska nuk përjashton mundësinë e një takimi Putin-Trump-Jinping

6 Shtator 2026, 13:44, Kosova & Bota CNA

Moska nuk përjashton mundësinë e një takimi

Moska nuk e ka përjashtuar mundësinë e një takimi trepalësh midis presidentëve të Rusisë, Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, tha se pyetja kryesore qëndron në mënyrën se si do të formulohet thelbi i takimit dhe çfarë mund të pritet si rezultat, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.

"Përpara se të vazhdojmë me përgatitjet aktuale për takimin, është e nevojshme të kuptojmë se cili do të jetë agjenda e tij", tha Ryabkov.

Kohët e fundit, këshilltari i Kremlinit Yuri Ushakov ngriti mundësinë e një takimi të tillë midis Vladimir Putin, Donald Trump dhe Xi Jinping në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Shenzhen të Kinës, në muajin nëntor./CNA 





Lajmet e fundit nga