Hita mbledh drejtuesit e Policisë në 3 qarqe/ Fokusi te parandalimi i ngjarjeve kriminale dhe siguria në shkolla

Në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilloi takime me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë Elbasan, Berat dhe Kukës.
Ndërkohë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kërkoi intensifikimin e monitorimit të qarkullimit rrugor, përfshirë përdorimin e mjeteve inteligjente, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast të evidentimit të shkeljeve.
Drejtori i Përgjithshëm kërkoi që çdo drejtues të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për situatën e sigurisë në territorin që mbulon, duke ndjekur nga afër problematikat dhe duke garantuar reagim të shpejtë e profesional ndaj çdo shqetësimi të qytetarëve.
Ai kërkoi që shefat e Komisariateve dhe Drejtorët e Qarqeve të presin qytetarët, t’i dëgjojnë për shqetësimet dhe problemet që kanë dhe që janë pjesë e zgjidhjes nga Policia, pasi edhe ai vetë pret çdo qytetar që kërkon takim me të.
Takimet do të vijojnë në të gjitha Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin.



