zoom

Aktualitet

“U fsheh në tualet për t’i shpëtuar policisë”, si u arrestua Jozi pas dhunimit të 26-vjeçarit

“U fsheh në tualet për t’i shpëtuar policisë”, si u arrestua Jozi pas dhunimit të 26-vjeçarit

Detaje të reja janë publikuar nga arrestimi i këngëtarit Joz Marku, pasi dhunoi Eduart Kuçin, personazh po ashtu i njohur.

Sipas raportimeve, këngëtari është lokalizuar gjatë kontrollit në banesën e Kristjan Nikollit, 31 vjeç, ku ishte fshehur në tualet për t’i shpëtuar arrestimit. Gjatë kontrollit të banesës, policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni, si dhe një automjet tip “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur gjatë ngjarjes.

30-vjeçari Jozefin Marku akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private”.

Përveç Markut dhe Nikollit, Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim edhe shtetasit Anton Huli, 48 vjeç, dhe K. V., 27 vjeç.

Sipas Policisë së Shtetit, të katër personat dyshohet se, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë dhunuar 26-vjeçarin Eduart Kuçi. Shkak për konfliktin dyshohet se është bërë një pretendim se Kuçi kishte fyer një prej tyre në rrjetet sociale.

Postime të lidhura