Aplikacion
Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë.
Bamir Halili (Axhami), lindur në Kukës, kërkohej nga drejtësia shqiptare për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.
Ndaj 30-vjeçarit, në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Pas ekstradimit, 30-vjeçari i është dorëzuar autoriteteve shqiptare për të vijuar procedurat gjyqësore në lidhje me akuzat për të cilat është shpallur në kërkim.
Aksident me vdekje pranë rrethrrotullimit të Levanit, vdes 55-vjeçari! Makinat bëhen copash (VIDEO)