zoom

Kosova

Reperi i njohur përfundon në pranga

Reperi i njohur përfundon në pranga

Reperi nga Kosova, Gramos Krasniqi, i njohur publikisht me emrin artistik Mossi, është arrestuar në Prishtinë, pasi është kapur duke mbajtur armë.

Sipas raportimeve, arrestimi i artistit vjen pak ditë pasi ai kishte publikuar në rrjetet sociale një video përmes së cilës dyshohet se kishte kërcënuar Policinë e Kosovës.

Ngjarja ka tërhequr vëmendje edhe për shkak të përfshirjes së mëparshme të reperit në një tjetër çështje të raportuar në muajin mars. Në atë periudhë, Mossi u arrestua në lidhje me një incident ku ishte sulmuar gazetari Burim Pacolli./ Zoom.al

Postime të lidhura