Aplikacion
Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë në Shkodër, pasi dyshohet se është përfshirë në disa raste vjedhjeje të kryera në periudha të ndryshme.
I arrestuari është shtetasi me inicialet Xh. Rr., banues në fshatin Grudë e Re, ndërsa sipas hetimeve, ai dyshohet se ka vepruar në bashkëpunim me një të mitur.
Nga verifikimet e kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dyshohet se 20-vjeçari dhe i mituri kanë kryer vjedhje në zona të ndryshme, përfshirë qytetin e Shkodrës dhe Velipojë.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar edhe dy motomjete, të cilat dyshohen se janë të vjedhura.
Përveç motomjeteve, gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis./ Zoom.al
Aksident me vdekje pranë rrethrrotullimit të Levanit, vdes 55-vjeçari! Makinat bëhen copash (VIDEO)
