Aplikacion
Kreu demokrat Sali Berisha ka folur për gazetarët nga aeroporti i Rinasit, ku po niset drejt SHBA-së, 5 vite pas shpalljes “non grata”.
Berisha po niset për herë të parë drejt Amerikës, pak javë pasi administrata Trump i hoqi atij kufizimet e vendosura nga ajo e Biden.
Para gazetarëve të pranishëm, ai theksoi se ky udhëtim nuk mbart asnjë axhendë personale, por një mision për të siguruar mbështetjen amerikane në përpjekjen për të shkëputur vendin nga ajo që u quajt një diktaturë e bazuar te krimi dhe droga. Ndërsa theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të këtij takimi, vëmendjen më të madhe e tërhoqi një mesazh i drejtpërdrejtë dhe ironik për kryeministrin Edi Rama.


