POLITIKË /

Berisha mbërrin në SHBA, publikon pamjet nga pritja e Diasporës në aeroport

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar pritjen si një moment të veçantë.

Shkruar nga Versus

Berisha mbërrin në SHBA, publikon pamjet nga pritja e Diasporës

Kreu i PD, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij të parë në SHBA që prej shpalljes "non gratta" nga administrata e shkuar amerikane.

Në dalje të aeroportit, Berisha është pritur nga disa dhjetëra shqiptarë të diasporës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai e ka cilësuar pritjen si një moment të veçantë.

“Përtej oqeanit, një pritje shqiptare, një moment mirënjohjeje”, shkroi Berisha.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kreu i PD-së pritet të zhvillojë një sërë takimesh me komunitetin shqiptar dhe përfaqësues të diasporës.

Ndalimi i parë publik është parashikuar të dielën, më 6 shtator, në New Jersey. Berisha pritet të flasë për zhvillimet politike në Shqipëri dhe aksionin e opozitës.

Më pas, agjenda e tij parashikon udhëtimin drejt Teksasit dhe zhvillimin e takimeve të tjera gjatë ditëve në vijim./Versus.al

Poll