AKTUALITET /

Sot dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada e SHBA-së: Ajo përfaqëson më të mirën tek të gjithë ne!

Në mesazhin e saj, ambasada ka sjellë edhe një vlerësim të Presidentit amerikan Donald Trump për figurën e Nënë Terezës

Shkruar nga Versus

Sot dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada e

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka kujtuar sot shenjtërimin e Nënë Terezës, duke vlerësuar kontributin e saj të jashtëzakonshëm në shërbim të njerëzve në nevojë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ambasada amerikane thekson se Nënë Tereza ia kushtoi jetën të varfërve, të sëmurëve dhe njerëzve të harruar, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për rëndësinë e përkushtimit ndaj të tjerëve.

“Sot kujtojmë shenjtërimin e Nënë Terezës, një grua që e kaloi jetën pranë më të varfërve, të sëmurëve dhe të harruarve, duke i kujtuar botës se madhështia gjendet te shërbimi, jo te statusi”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Në mesazhin e saj, ambasada ka sjellë edhe një vlerësim të Presidentit amerikan Donald Trump për figurën e Nënë Terezës.

“Ajo përfaqëson më të mirën tek të gjithë ne”, citohet të ketë thënë Trump për shenjtoren shqiptare.

Nënë Tereza, e lindur në Shkup me origjinë shqiptare, mbetet një prej figurave më të njohura shqiptare në botë për veprën e saj humanitare dhe përkushtimin ndaj njerëzve më të varfër dhe të pambrojtur.

Poll