AKTUALITET /

EMRAT/ Kokainë, armë dhe lekë, 20 në pranga e 2 në kërkim nga operacioni 'Vjeshta' në Sarandë! Kush është “Boraqi” që dyshohet se furnizonte shpërndarësit

Në qendër të hetimeve dyshohet se është Altin Arapi (Demiri), i njohur edhe me nofkën “Boraqi”, i cili sipas hetuesve dyshohet se furnizonte me lëndë narkotike një pjesë të shpërndarësve.

Shkruar nga Versus
EMRAT/ Kokainë, armë dhe lekë, 20 në pranga e 2 në
Pamje nga operacioni/ Altin Arapi

Një operacion i gjerë kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje është finalizuar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, pas dy muajsh hetime nga Policia në bashkëpunim me Prokurorinë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vjeshta”, janë arrestuar 20 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Të arrestuarit janë:

Arlind Osmani, 25 vjeç

Feliks Filja, 27 vjeç

Med Myftaraj, 35 vjeç

Klerjan Popshni, 27 vjeç

Redian Arizi, 33 vjeç, banues në Ksamil

Nikolin Rakipi, 32 vjeç

Altin Arapi (Demiri), 48 vjeç

Erjon Dido, 41 vjeç

Dhimitër Terolli, 33 vjeç

Xhuliano Mejdi, 27 vjeç

Vasil Kaçi, 23 vjeç

Flatun Lalaj, 54 vjeç

Bledar Kovaci, 26 vjeç

Shqefet Bezhani, 20 vjeç

Andrea Babi, 20 vjeç

Nazif Refitaj, 24 vjeç

Elvis Demçaj, 30 vjeç

Devis Saliaj, 22 vjeç

Korado Omeri, 28 vjeç

Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, banues në Sarandë
Ndërkohë, Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, dhe Stilian Rakipi, 26 vjeç, janë shpallur në kërkim nga autoritetet.

Gjithashtu, në gjendje të lirë është proceduar Ermir Nasi, 37 vjeç, pasi gjatë operacionit dyshohet se ka kundërshtuar shërbimet e Policisë për të mos lejuar kontrollin në një nga dhomat e hotelit ku qëndronte Shqefet Bezhani.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit, Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pistoletë, kokainë dhe kanabis të ndara në dhjetëra doza, të dyshuara se ishin përgatitur për shitje.

Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete, 19 telefona celularë dhe një shumë parash në lekë dhe euro.

Sipas hetimeve, personat e arrestuar dyshohet se ushtronin aktivitetin e shpërndarjes së drogës në plazhet, lokalet e natës dhe në afërsi të shkollave në zonën e Sarandës.

Në qendër të hetimeve dyshohet se është Altin Arapi (Demiri), i njohur edhe me nofkën “Boraqi”, i cili sipas hetuesve dyshohet se furnizonte me lëndë narkotike një pjesë të shpërndarësve.

Operacioni “Vjeshta” është zhvilluar pas një hetimi proaktiv dy mujor, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll