AKTUALITET /

VIDEO/ Arrestimi i Joz Markut pas dhunës ndaj 25-vjeçarit, policia e gjeti të fshehur në tualet

Kontrollet janë kryer në banesat e Jozefin Markut, Anton Hulit, Kevin Vuthajt, Dave Preçit, Klaudio Hysenit dhe Kristjan Nikollit, banues në Gurez të Fushë-Kuqes dhe në Gramëz të Fushë-Krujës

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Arrestimi i Joz Markut pas dhunës ndaj 25-vjeçarit, policia e

Në vijim të hetimeve për dhunën ndaj shtetasit kosovar Eduard Kuci, 25 vjeç, policia ka zhvilluar kontrolle në disa banesa në orët e para të mëngjesit.

Kontrollet janë kryer në banesat e Jozefin Markut, Anton Hulit, Kevin Vuthajt, Dave Preçit, Klaudio Hysenit dhe Kristjan Nikollit, banues në Gurez të Fushë-Kuqes dhe në Gramëz të Fushë-Krujës.

Gjatë kontrollit në një prej banesave, policia ka gjetur të fshehur në tualet Jozefin Markun, 30 vjeç.

Në banesë janë gjetur edhe 6 fishekë luftarakë të kalibrit 7.62 mm, të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar një automjet tip Land Rover, me targa AB 458 ZH, i dyshuar se është përdorur gjatë ngjarjes.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësive të tyre ligjore.

Njoftimi i policisë

Ne vijim te ngjarjes ku nga pamjet filmike te publikuara ne rrjetet sociale shihen disa shtetas te cilet godasin me grushta shtetasin Kosovar Eduard Kuci, i dtl 18.09.2000, Komisariati i Policise Nr.6, diten e sotme ne oret e para te mengjesit jane kryher kontrolle ne banesat e shtetasve:

- Jozefin Marku, i dtl. 19.03.1996, banues ne fshatin Gurez, Fushe Kuqe/Laç.

- ⁠Anton Huli, i dtl. 17.04.1978, banues ne fshatin Gurez, Fushe Kuqe/Laç.

- ⁠Kevin Vuthaj, i dtl. 05.05.1999, banues ne fshatin Gurez, Fushe Kuqe/ Laç.

- ⁠Dave Preçi, e dtl. 23.01.1953, banues ne fshatin Gurez, Fushe Kuqe/Laç, ku nuk u gjend asnje person.

- ⁠Klaudio Hyseni, i dtl. 07.07.1994, banues ne fshatin Gurez, Fushe Kuqe/Laç.

- ⁠Kristjan Nikolli, i dtl. 17.06.1995, banues ne fshatin Gramez/Fushe Kruje.

Nga kontrolli ne banesen e ketij shtetasi u gjend i fshehur ne tualet shtetasi Jozefin Marku, i dtl. 19.03.1996, 6 fisheke luftarak te kalibriti 7.62 mm, po ashtu u sekuestrua ne cilesine e proves materiale automjet i marke Land Rover me targa AB 458 ZH, i cili eshte perdorur ne ngjarje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 
Poll