
Situata në Himarë vijon të jetë e vështirë, pasi zjarri që ka përfshirë zonën po përhapet me shpejtësi dhe ka shkaktuar dëme në banesa.
Një shtëpi është përfshirë nga flakët dhe është djegur, ndërsa rreth 40 banesa të tjera ndodhen nën kërcënimin e zjarrit, teksa flakët po afrohen drejt zonave të banuara.
Forcat zjarrfikëse vijojnë prej orësh betejën me flakët, duke ndërhyrë për izolimin e vatrave dhe për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave të tjera.
Ndërsa kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, u ka bërë një thirrje urgjente banorëve që të largohen “nga shtëpitë, bizneset apo ambiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën”, për shkak të zjarrit.
Thirrja e kryebashkiakut Tavo:
THIRRJE URGJENTE PËR BANORËT E HIMARËS!
Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banuara, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo ambiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën.
Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të policisë se rendit, policisë bashkiak, zjarrfikësve dhe urgjencës mjeksore në çdo kohë
Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve!/Versus.al
View this post on Instagram


