AKTUALITET /

VIDEO/ Dy hajdutë shqiptarë i hyjnë në shtëpi influencueses spanjolle, kapen në kamera: Hajde o burrë, se na q* nënën!”

Osorno ishte në katin e sipërm të shtëpisë duke regjistruar për rrjetet sociale, kur vuri re se një dritare që zakonisht mbahej e mbyllur ishte hapur.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Dy hajdutë shqiptarë i hyjnë në shtëpi

Influencuesja dhe stilistja spanjolle Rocío Osorno ka përjetuar momente paniku pasi dy grabitës kanë hyrë në banesën e saj në zonën e Aljarafes, në Sevilje, ndërsa ajo dhe familjarët e saj ndodheshin brenda.

Osorno ishte në katin e sipërm të shtëpisë duke regjistruar për rrjetet sociale, kur vuri re se një dritare që zakonisht mbahej e mbyllur ishte hapur. Ajo kuptoi menjëherë se diçka nuk shkonte dhe se në banesë kishte persona të tjerë.

“E kuptova që ishte dikush dhe dola me vrap duke bërtitur”, ka treguar ajo në rrjetet sociale.

Familja telefonoi menjëherë numrin e emergjencës 112, ndërsa pjesëtarë të Gardës Civile mbërritën brenda pak minutash. Megjithatë, grabitësit kishin arritur të largoheshin.

Osorno më pas publikoi pamjet e kamerave të sigurisë. Në video shihen dy persona të maskuar që hyjnë në garderobën e saj përmes një dritareje dhe kontrollojnë sirtarët në kërkim të bizhuterive dhe sendeve të tjera me vlerë./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Tags:

vjedhje

Poll