AKTUALITET /

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë raportuar 32 vatra, 11 ende aktive, 5 në mbikëqyrje

Shkruar nga Versus

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë

Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur bilancin e situatës së zjarreve në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri.

Sipas të dhënave zyrtare, 11 vatra vijojnë të jenë aktive, 5 janë vendosur nën monitorim, ndërsa 16 janë shuar plotësisht.

Për përballimin e situatës në të gjithë vendin janë angazhuar 735 forca vendore dhe lokale, të mbështetura me 64 automjete zjarrfikëse. Në operacione marrin pjesë gjithashtu 475 efektivë të Forcave të Armatosura, 7 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe një avion Air Tractor.

Vëmendja kryesore e forcave operacionale është përqendruar në Dajt, Bardhaj të Shkodrës dhe Fier, ku vijon puna për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive.

Njoftimi i Ministrisë:

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 32 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive, 5 janë nën mbikëqyrje dhe 16 janë fikur.

Në operacionet në të gjithë vendin janë angazhuar 735 forca vendore dhe lokale me 64 automjete zjarrfikëse, të mbështetura nga 475 efektivë të Forcave të Armatosura, 7 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 1 avion Air Tractor

Angazhimi kryesor është përqendruar në Dajt, Bardhaj të Shkodrës dhe Fier, ndërsa në Himarë operacioni është përmbyllur me fikjen e zjarrit, pas një mobilizimi të gjerë të të gjitha strukturave.

Për ditën e sotme vijon angazhimi në terren, përfshirë 160 forca të FA, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by MIA (@mia.gov.al)

Poll