AKTUALITET /

Pamje me dron/ Ja si duket Himara pas zjarrit që mbuloi kodrën e Potamit

Shkruar nga Versus

Pamje me dron/ Ja si duket Himara pas zjarrit që mbuloi kodrën e

Sipërfaqe të tëra me bimësi dhe ullishte janë shkrumbuar nga zjarri në Himarë, ndërsa kodrat që vetëm një ditë më parë ishin të gjelbra tashmë janë mbuluar nga hiri.

Gjurmët e flakëve janë të dukshme deri në afërsi të bregdetit, duke treguar përmasat e zjarrit që, i favorizuar nga era e fortë, u përhap me shpejtësi drejt qytetit dhe zonave të banuara.

Nga flakët janë dëmtuar gjashtë banesa, tre prej të cilave ishin të banuara. Për shkak të rrezikut, 36 persona u evakuuan nga zonat e prekura.

Pas një nate të vështirë për forcat që u angazhuan në terren, zjarri është vënë nën kontroll. Megjithatë, pasojat janë të konsiderueshme, me sipërfaqe të mëdha të djegura dhe dëme në banesa e ullishte.

Nga pamjet ajrore dallohen qartë gjurmët e zjarrit që kanë përshkuar kodrat dhe masivet me ullinj, duke lënë pas një panoramë të nxirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll