
Një vatër zjarri është aktivizuar në kodrat e fshatit Kot, në bashkinë Selenicë, duke përfshirë edhe sipërfaqe me ullishte.
Flakët vijojnë të përhapen në terren, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, çka po e vështirëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Zjarri është i dukshëm edhe nga distanca, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Selenicës, të cilët po punojnë për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve.
Forcat në terren po monitorojnë situatën për të parandaluar përhapjen e zjarrit në sipërfaqe të tjera./Versus.al
View this post on Instagram

