POLITIKË /

Rama e uroi, ia kthen Meloni: Kur gjen ekipin e duhur, është më e lehtë të marrësh rezultate

Përmes një mesazhi në "X", Meloni e ka falënderuar për mesazhin dhe duke vlerësuar marrëdhënien mes dy vendeve.

Shkruar nga Versus

Rama e uroi, ia kthen Meloni: Kur gjen ekipin e duhur, është më e

Pas urimit të përcjellë përmes një video-mesazhi nga kryeministri Rama, për Giorgia Melonin si kryeministrja italiane më jetëgjatë, ka reaguar Meloni.

Përmes një mesazhi në "X", Meloni e ka falënderuar për mesazhin dhe duke vlerësuar marrëdhënien mes dy vendeve.

“Edi, miku im, faleminderit nga zemra për këtë videomesazh. Si gjithmonë, arrin të ndërthurësh ironinë me disa të vërteta jo fort të rehatshme!”, shkruan Meloni.

Kryeministrja italiane ka vijuar me një tjetër batutë, duke iu referuar ndryshimeve të shpeshta të qeverive në Itali.

“Më vjen mirë të di që, pas kaq shumë ndryshimeve të bashkëbiseduesve në Romë, më në fund ke pasur mundësinë të krijosh pak më shumë afeksion për atë aktualin. Ndërrimi i shpeshtë i stolit nuk ndihmon kurrë për të ndërtuar diçka solide. Por në fund, kur gjen ekipin e duhur, është më e lehtë të luash mirë dhe të marrësh rezultate”, shprehet ajo.

Meloni ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë, duke e cilësuar vendin tonë si “një mike dhe një partnere të çmuar”.

“Gjatë këtyre viteve kemi ndarë një marrëdhënie të sinqertë dhe një bashkëpunim konkret, që ka forcuar gjithnjë e më shumë lidhjen mes dy vendeve tona.

Shqipëria është një mike dhe një partnere e çmuar, dhe jam krenare për rrugëtimin që po bëjmë së bashku edhe në kuadër të Evropës”, përfundon Meloni.

Poll