AKTUALITET /

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Cërrik/ 31-vjeçari ndërron jetë pas përplasjes së motorrit me barrierat anësore të rrugës

Viktima është identifikuar si Mikail Kastlli, 31 vjeç, banues në Gostimë.

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në aksin Elbasan-Cërrik/ 31-vjeçari

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pas mesnate në aksin Elbasan–Cërrik, në zonën e Gjergjanit, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Viktima është identifikuar si Mikail Kastlli, 31 vjeç, banues në Gostimë.

Sipas të dhënave paraprake, i riu ka humbur kontrollin mbi motomjetin për shkaqe ende të paqarta, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.

Përplasja ka qenë e fortë dhe 31-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes së shërbimeve të emergjencës, ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Paraprakisht dyshohet se shpejtësia mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të motomjetit, por shkaku i saktë i aksidentit pritet të përcaktohet nga hetimet.

Poll