AKTUALITET /

I vunë tritol të komanduar me telefon një makine, arrestohen dy persona në Durrës

Në pranga kanë rënë Sherif Çela, 47 vjeç, dhe Muharrem Thartori, 46 vjeç, të dy banues në Durrës.

Shkruar nga Versus

I vunë tritol të komanduar me telefon një makine, arrestohen dy

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohen si autorë të vendosjes së një sasie lënde plasëse pranë një automjeti.

Në pranga kanë rënë Sherif Çela, 47 vjeç, dhe Muharrem Thartori, 46 vjeç, të dy banues në Durrës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 28 gusht 2026, në lagjen nr. 3 të Durrësit. Atje është konstatuar një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse.

Pas veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i dy të dyshuarve.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre aparate telefonike celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe rolit të dy personave të arrestuar./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll