Këngëtari Jozefin Marku, i njohur si Jozi, është arrestuar bashkë me një person tjetër në lidhje me rrahjen e Edit.
Policia njoftoi se pas hetimeve për videon e konfliktit të publikuar në rrjetet sociale, janë ndaluar J.M., 30 vjeç, që bëhet fjalë për Jozefin Markun, dhe K.N., 31 vjeç.
Gjatë kontrollit në banesën e K.N., Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni. Po ashtu, është sekuestruar edhe një automjet “Land Rover”, i dyshuar se është përdorur gjatë ngjarjes.
Sipas Policisë, Jozi dhe personat e tjerë dyshohet se kanë rrahur Eduart Kuçin, 26 vjeç, me pretendimin se ai kishte fyer një prej tyre.
Ndërkohë, dy persona të tjerë, A.H., 48 vjeç dhe K.V., 27 vjeç, janë shpallur në kërkim.
Materialet e rastit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




