Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit

Policia e Sarandës arrestoi 20 persona për shpërndarje droge pranë lokaleve dhe shëtitoren kryesore. Mes tyre është Altin Arapi, i cili dyshohet furnizuesi kryesor. Gjatë kontrolleve u gjet drogë dhe armë, ndërsa më herët, nga i njëjti hetim u arrestuan 3 të tjerë me 5 kg kokainë.
Altin Arapi, i njohur edhe me mbiemrin Demiri, 48 vjeç ra sot në prangat e policisë. Të gjithë në Sarandë e njohin për veprimtarinë e tij të paligjshme si furnizues kryesor i grupeve të shpërndarjes me lëndë narkotike, kokainë dhe hashash.
48-vjeçari është në mesin e 20 të arrestuarve me masë sigurie “arrest në burg” me vendim gjykate, në operacionin e koduar “Vjeshta”, të finalizuar nga Komisariati i Sarandës, pas 2 muajsh hetime. Hetuesit dyshojnë se Arapi kishte një rol të rëndësishëm në furnizimin me lëndë narkotike të personave që merreshin me shpërndarjen në terren.
Bëhet fjalë për një goditje të gjerë të rrjetit të shpërndarjes së drogës në Sarandë dhe zonat turistike përreth.

Hetimi i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës dokumentoi, sipas policisë, aktivitetin e një grupi personash që dyshohet se merrej me shitjen e kokainës dhe kanabisit, kryesisht në zonat e plazheve, lokalet e natës dhe pranë shkollave.

Sipas burimeve, shpërndarësit lëviznin kryesisht në zonat më të frekuentuara të Sarandës, përfshirë shëtitoren, ku synonin edhe turistët si klientë të mundshëm. Kokaina dhe hashashi, sipas hetimeve, ndaheshin në doza të vogla për t’u shitur më pas në zona të ndryshme të qytetit.

Të arrestuarit janë nga 20 deri 54 vjeç, konkretisht: Arlind Osmani, 25 vjeç, Feliks Filja, 27 vjeç, Med Myftaraj, 35 vjeç, Klerjan Popshni, 27 vjeç, Redian Arizi, 33 vjeç, banues në Ksamil, Nikolin Rakipi, 32 vjeç, Altin Arapi (Demiri), 48 vjeç, Erjon Dido, 41 vjeç, Dhimitër Terolli, 33 vjeç, Xhuliano Mejdi, 27 vjeç, Vasil Kaçi, 23 vjeç, Flatun Lalaj, 54 vjeç, Bledar Kovaci, 26 vjeç, Shqefet Bezhani, 20 vjeç, Andrea Babi, 20 vjeç, Nazif Refitaj, 24 vjeç, Elvis Demçaj, 30 vjeç, Devis Saliaj, 22 vjeç, Korado Omeri, 28 vjeç dhe Fabjo Berhamaj, 30 vjeç, banues në Sarandë.

Një pjesë e tyre, thonë burimet, vinin në Sarandë dhe Ksamil nga Tirana dhe Elbasani, vetëm gjatë sezonit veror, enkas për shitje të drogës, që e blinin te Arapi. 2 prej të arrestuave, këta në foto, Feliks Filja dhe Arlind Osmani, zonën e tyre të shitjes së drogës e kishin në Ksamil.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe ambientet që lidheshin me personat e hetuar, policia sekuestroi kokainë dhe kanabis të ndara në dhjetëra doza, të dyshuara se ishin për shitje, si dhe dy pistoleta, katër automjete, 19 telefona celularë dhe një shumë parash në lekë dhe euro.

Dy armët e zjarrit u gjetën gjatë kontrolleve në shtëpitë e Devis Saliaj dhe Shefqet Bezhanit.

Hetimi për këtë grup nisi prej dy muajsh dhe një pjesë e aktivitetit kriminal ishte goditur më herët.

Më 31 korrik, në kuadër të të njëjtit hetim, u arrestuan në flagrancë tre persona dhe u sekuestruan 5 kilogramë kanabis, që dyshohet se do të shpërndahej në Sarandë dhe Ksamil.

Përveç 20 personave të arrestuar, një 36-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë pasi kundërshtoi policinë gjatë një kontrolli në një hotel. Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse rrjeti është më i gjerë dhe për të përcaktuar rolin e secilit prej personave të arrestuar në aktivitetin e dyshuar të shpërndarjes së narkotikëve.

EMRAT E TË ARRESTUARVE
Arlind Osmani
Feliks Filja
Med Myftara
Klerjan Popshni
Redian Arizi
Nikolin Rakipi
Altin Arapi (Demiri)
Erjon Dido
Dhimitër Terolli
Xhuliano Mejdi
Vasil Kaçi
Flatun Lalaj
Bledar Kovaci
Shqefet Bezhani
Andrea Babi
Nazif Refitaj
Elvis Demçaj
Devis Saliaj
Korado OmerI
Fabjo Berhamaj
/shqiptarja
https://m.youtube.com/watch?v=NNr2-tlVQfI&source_ve_path=MjE0Mjgz&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Fshqiptarja.com%2F

NDANI KËTË POSTIM

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund tju interesojne