Azem Kovaçi
Ta kishte emrin Marie nëna Zahide e Jasharajve… Sot, gjysmën e Kosovës dhe të Shqipërisë do ta kishe të emërtuar me emrin e saj: rrugë, shkolla, aeroporte, spitale etj.
Por jo! Ajo e ka emrin Zahide dhe emrin e saj shumë pak e dinë.
Gonxhe Bojaxhiu… Kurrë nuk u prononcua dhe nuk foli shqip, edhe pse u pyet drejtpërdrejt të fliste shqip, dhe tha se nuk dinte të fliste shqip… edhe pse ishte 18 vjeç kur u largua nga Shqipëria.
Lindin pyetjet:
Kujt i intereson të promovojë figura të tilla ndër shqiptarë?
A po duan që, nëpërmjet ngritjes së saj në piedestal, sikur të ishte „nëna e kombit“, të inkurajojnë shqiptarët myslimanë të kthehen në fenë e tyre të vjetër?
Pse në librat shkollorë të fëmijëve nëpër Shqipëri u kushtohen faqe dhe faqe kësaj figure? Për t’i ushqyer që në fëmijëri me idetë e saj dhe për t’i orientuar drejt konvertimit?
Çfarë ka bërë kjo për shqiptarët drejtpërdrejt?
Çfarë kontributi ka dhënë për atdheun, meqë qenka shqiptare?
A nuk ka Shqipëria figura shumë më të mëdha se kjo, të cilat kanë kontribuar për këtë vend?
Nuk ka ngelur Shqipëria dhe shqiptarët të bëhen të njohur nëpër botë nga një murgeshë, mor! Shqiptarët kanë figura shumë më të mëdha, që kanë dhënë kontribut për këtë vend, dhe ato meritojnë emërtimet, nderimin dhe mirënjohjen.
Nuk kanë lënë shesh, spital apo aeroport pa i vënë emrin e saj. Statujat e saj do t’ua çojnë edhe nëpër shtëpi shqiptarëve një ditë!
Ndërgjegjësohu, ti shqiptar i thjeshtë, dhe kupto lojërat që po të luhen.

















